Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.
Që nga minuta e parë të besuarit e Arne Slot treguan më shumë përpjekje për të kaluar në avantazh dhe në fund me meritë morën pikët e plota.
Golat e fitores në këtë sfidë për Liverpoolin i shënuan Cody Gakpo dhe Mohamed Salah, nga një për secilën pjesë.
Për golin dhe paraqitjen e tij në këtë derbi, Salah u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 7.9.
Me paraqitje të mira te Liverpooli gjithashtu u dalluan edhe Dominik Szoboszlai (7.6), Alexis Mac Allister (7.5) dhe Virgil Van Dijk (7.4).
Në anën tjetër tek Man City lojtari me notën më të lartë ishte portieri Stefan Ortega me 7.2, teksa paraqitje solide pati edhe Nathan Ake me 7.1.
Dështimi i ndeshjes doli të ishte anglezi Phil Foden i cili u vlerësua me notën 6.0.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:
/Telegrafi/