Liverpooli e fitoi derbin me Evertonin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan Andy Robertson dhe Divock Origi, për tre pikë që i mbajnë në garë për titull.
Liverpooli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.19, me Evertonin që u vlerësua me 6.63.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë duel ishte Joel Matip, që u notua me 8.1.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Salomon Rondon, që u vlerësua me 6.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/