Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 1-1 Crystal Palace, zhgënjen Darwin Nunez

(Foto: Twitter/Screenshot/Anfield Warch)

Liverpooli ka arritur të marrë një pikë në përballjen ndaj Crystal Palace, në të cilën pjesën e dytë e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë edhe notat mesatare të skuadrave janë të përafërta.

Vlerësimi më i lartë ka shkruar për golashënuesin e Redsave, Luis Diaz, i cili në një solo aksion e barazi rezultatin.

Lexo po ashtu Liverpooli barazon edhe ndaj Crystal Palace, në ndeshjen ku Nunez u përjashtua me të kuq

Ndërkaq, notën më të ulët në ndeshje e ka marrë e ka marrë Darwin Nunez për shkak të përjashtimit me karton të kuq.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve në ndeshjen Liverpool 1-1 Crystal Palace. /Telegrafi/