Liverpool dhe Arsenal janë ndarë në paqe në “Anfield”, teksa kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.
Gabriel Magalhaes shënoi për t’i dhënë avantazhin e hershëm mysafirëve prej 1-0, ndërsa Mohamed Salah shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Pas kësaj ndeshje, Arsenal ruan pozitën si lider në tabelë me 40 pikë të grumbulluara, por duke u ndjekur pas nga Liverpooli në vendin e dytë që ka 39 sosh.
Lojtari më i vlerësuar tek Liverpooli ishte Mohamed Salah që mori notën 7.7, ndërsa paraqitje të mira patën edhe Joe Gomez (7.7) dhe Dominik Szoboszlai me Virgil Van Dijk që u vlerësuan me 7.3.
Lojtari i ndeshjes ishte Martin Odegaard i cili pati një asistim dhe u vlerësua me një 7.9.
Ndërkohë, dështimi i ndeshjes doli të jetë Leandro Trossard i mysafirëve që u nota me 6.2.
Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja ekipeve:
/Telegrafi/