Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 1-0 Fulham, Alexander-Arnold më i miri

(Foto: Getty Images)

Liverpooli e ka kryer detyrën përballë Fulhamit për të marrë pikë të plota në garën për top katërshe në Ligën Premier.

Redsat shënuan vetëm një gol, mirëpo bënë paraqitje shumë më të mirë se ekipi kundërshtar, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë.

Nota më e lartë ka shkuar për mbrojtësin e djathtë, Trent Alexander-Arnold, i ndjekur nga golashënuesi i vetëm, Mohamed Salah.

Lexo po ashtu Liverpooli merr pikët ndaj Fulhamit dhe mban gjallë shpresën për top katërshe

Mesfushoir ofensiv i ekipit vizitor, Tom Cairney, ka marrë notën më të ulët në këtë takim.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Liverpool 1-0 Fulham. /Telegrafi/