Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 1-0 Ajax, Curtis Jones më i dalluari

Foto: Liverpool FC/Twitter

Liverpooli e ka mposhtur Ajaxin me rezultat 1-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Curtis Jones, që ishte i mjaftueshëm për The Reds që të kalojnë në fazën e eliminimit direkt.

Liverpooli ishte skuadër më e mirë dhe mori notën e përgjithshme 7.06, derisa Ajaxi u vlerësua me 6.35.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Ajaxin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte realizatori i golit të vetëm që u notua me 8.2.

Në anën tjetër, dështimet e këtij takimi dolën të ishin  Lassina Traore dhe Zakaria Labyad, që u vlerësuan me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

 

/Telegrafi/