Liverpooli e ka mposhtur Ajaxin me rezultat 1-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Curtis Jones, që ishte i mjaftueshëm për The Reds që të kalojnë në fazën e eliminimit direkt.
Liverpooli ishte skuadër më e mirë dhe mori notën e përgjithshme 7.06, derisa Ajaxi u vlerësua me 6.35.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte realizatori i golit të vetëm që u notua me 8.2.
Në anën tjetër, dështimet e këtij takimi dolën të ishin Lassina Traore dhe Zakaria Labyad, që u vlerësuan me 5.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/