Telegrafi

Notat e lojtarëve, Liverpool 3-2 Milan: Henderson dhe Maignan më të mirët

Liverpooli ka fituar ndaj Milanit me rezultat 3-2 në një ndeshje të bukur me plot raste shënimi, në ndeshje e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trent Alexander-Arnold shënoi i pari, ndërsa Ante Rebic dhe Brahim Diaz kaluan në epërsi Milanin në pjesën e parë.

Mohamed Salah dhe Jordan Henderson shënuan golat në pjesën e dytë për fitoren e Liverpoolit.

Henderson ishte lojtar i ndeshjes me notën 7.7. Te Liverpooli u vlerësuan lartë edhe Fabinho (7.6) dhe Divock Origi (7.5).

Te Milani u vlerësua lartë Mike Maignan me notën 7.5.

Notat e lojtarëve të Liverpool dhe Milan

/Telegrafi/