Juventusi arriti një fitore të vështirë ndaj Lazios në Stadio Olimpico duke u kthyer nga disavantazhi.
Përkundër paraqitjes së mirë të Biancocelestëve (6.49), bardhezinjtë kanë marrë notë më të lartë mesatare (6.80), meqenëse e fituan ndeshjen.
Cristiano Ronaldo (7.9) dhe Paulo Dybala (7.6) janë vlerësuar me notat më të lartë për Bianconerët, por edhe në ndeshje.
Përkundër minutazhit të shkurtër, Joao Cancelo është vlerësuar me notë të lartë (7.3), pasi ndikoi drejtpërdrejt në fitoren e Juves.
Emre Can, i cili shënoi autogol, ka marrë notën më të ulët te skuadra mysafire (5.9).
Joaquin Correa (7.7) ishte lojtari më i mirë i Lazios, derisa Senad Lulic (5.9) ka marrë notën më të ulët te vendasit.
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha (6.1), luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, ndërsa Valon Berisha (6.0) u inkuadrua kah fundi i takimit.
Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/