Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.
Dardanët kishin më shumë nga ndeshja, duke radhitur rastet para portës rumune, ndërsa shënuan me Edon Zhegrovën në pjesën e dytë, por goli u anulua pasi u rishikua nga VAR.
Sipas Sofascore, lojtari më i mirë në ndeshje ishte mbrojtësi Fidan Aliti i vlerësuar me notën 8.0.
Pas tij me paraqitje të mirë u vlerësua Aro Muric me notën 7.5. Edon Zhegrova (7.3), Amir Rrahmani (7.4) dhe Mërgim Vojovada (7.4), po ashtu kishin paraqitje pozitive.
Më i dobëti në fushë ishte Florent Muslija me notë 6.4.
Notat e lojtarëve të Kosovës dhe Rumanisë
/Telegrafi/