Kosova ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 1-0 në përballjen ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Haris Vuvkic që u asistua nga Sandi Lovric.
Sipas WhoScored, Slovenia ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.92, derisa Kosova u vlerësua me 6.46.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim ishte Sandi Lovric që asistoi në golin e vetëm dhe mori notën 8.3.
Në anën tjetër, lojtari që sonte nuk ishte në formën e tij më të mirë doli të ishte Bersant Celina me vlerësimin 5.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/