Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 2-2 Tottenham, Buffon me vlerësimin më të ulët

(Foto: Getty Images)

Juventusi dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras (2-2) në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Nga vlerësimi i skuadrave sa i përket notës mesatare, Bianconerët janë vlerësuar me 6.73, kurse Spursat me 6.62.

Lexo po ashtu Remi në Torino, Juve shënon dy gola - por aq i realizon edhe Tottenhami

Notën më të ulët te vendasit e ka marrë portieri Gianluigi Buffon (5.6), i cili gaboi në rastin e golin të dytë.

(Foto: Getty Images)

Më i vlerësuari te Juve individualisht, por edhe në gjithë takimin është Gonzalo Higuain (8.6), i cili ishte shumë i rrezikshëm, shënoi dy gola, por edhe humbi një penallti.

Dy golashënuesit e Tottenhamit, Harry Kane (8.2) dhe Christian Eriksen (8.1) kanë marrë notat më të larta te skuadra e tyre.

Me notën më të ulët te ekipi anglez janë vlerësuar dy mbrojtësit e krahut që shkaktuan penallti, Serge Aurier (5.6) dhe Ben Davies.

Vlerësimi i plotë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit

 

Notat e lojtarëve të Tottenham Hotspur

/Telegrafi/