Juventusi dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras (2-2) në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Nga vlerësimi i skuadrave sa i përket notës mesatare, Bianconerët janë vlerësuar me 6.73, kurse Spursat me 6.62.
Notën më të ulët te vendasit e ka marrë portieri Gianluigi Buffon (5.6), i cili gaboi në rastin e golin të dytë.
Më i vlerësuari te Juve individualisht, por edhe në gjithë takimin është Gonzalo Higuain (8.6), i cili ishte shumë i rrezikshëm, shënoi dy gola, por edhe humbi një penallti.
Dy golashënuesit e Tottenhamit, Harry Kane (8.2) dhe Christian Eriksen (8.1) kanë marrë notat më të larta te skuadra e tyre.
Me notën më të ulët te ekipi anglez janë vlerësuar dy mbrojtësit e krahut që shkaktuan penallti, Serge Aurier (5.6) dhe Ben Davies.
Vlerësimi i plotë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/