Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 2-0 Spal, Berisha ndër më të mirët

Etrit Berisha (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka arkëtuar pikë të plota në ndeshjen që e zhvilloi si nikoqir i Spalit në kuadër të kampionatit italian.

Skuadra vendase bëri paraqitje shumë më të mirë, prandaj ka notë mesatare (7.13) më të lartë në krahasim me mysafirët (6.45).

Lexo po ashtu Fitore komode e Juves ndaj Spalit, para derbit ndaj Interit

Cristiano Ronaldo (9.1), i cili shënoi golin e dytë në ndeshje, ka marrë notën më të lartë në këtë takim, ndërsa pas tij ndodhet portieri shqiptar, Etrit Berisha (8.5), falë të cilit Spali nuk pësoi debakël.

Notën më të ulët në këtë takim e ka marrë mbrojtësi i ekipit mysafir, Igor Julio (5.8).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Spalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version