Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Nantes, e vlefshme për Ligën e Evropës.
Edhe pse rezultati ishte i barabartë, Bianconerët ishin për një nuancë më të mirë se skuadra franceze, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë.
Angel di Maria është futbollisti më i vlerësuar te Zonja e Vjetër dhe në përgjithësi në ndeshje, kurse te mysafirët më i miri ishte portieri Alban Lafont.
Portieri i bardhezinjve, Wojciech Szczesny, është në mesin e lojtarëve me notat më të ulëta.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Juventus 1-1 Nantes. /Telegrafi/