Telegrafi

Notat e lojtarëve, Juventus 1-1 Inter: Lautaro dhe Chiesa më të mirët

Juventusi dhe Interi i kanë ndarë pikët në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 13-të në Serie A, pasi rezultati në fund ishte 1-1.

Golin për Zonjën e Vjetër e shënoi Dusan Vlahovic, ndërsa për zikaltërit Lautaro Martinez.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Lautaro me notën 7.6 sipas SofaScore.

Te Juvenusi më i miri ishte Federico Chiesa me notën 7.3.

Hans Nicolussi Caviglia me notën 6.4 dhe Nico Barella me notën 6.7 ishin më të dobëtët nga dy skuadrat në këtë përballje.

Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Interit

/Telegrafi/