Juventusi dhe Atalanta i kanë ndarë pikët në javën e 37-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 në Allianz Stadium.
‘Zonja e Vjetër’ tashmë është shpallur kampion në ligën e Italisë, por hasi në vështirësi ndaj Atalantas që po e kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Si rezultati i ndeshjes, ashtu edhe notat e të dy skuadrave ishin pothuajse të barabarta. Juventusi mori vlerësimin mesatar 6.74, derisa Atalanta mori notën 6.76.
WhoScored e vlerësoi lartë paraqitjen e Juan Cuadrados, duke i dhënë vlerësimin 7.8, ndërsa lojtari me performnacën më të dobët ishte Pierluigi Gollin (5.9).
Vlersimet e lojtarëve tjerë në përballje, Juventus – Atalanta:
/Telegrafi/