Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Lazio

(Foto: Getty)

Juventusi është mjaftuar me një gol ndaj Lazios për të siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Duke qenë skuadra me paraqitjen më të mirë dhe ekipi që e fitoi ndeshjen, Zonja e Vjetër ka marrë vlerësim mesatar më të lartë se Biancocelestët.

Paraqitje solide e fazës defensive të Bianconerëve që nuk lejoi pranimin e golit, derisa Filip Kostic ka marrë notën më të lartë.

Lexo po ashtu Juventusi eliminon Lazion dhe lë takim me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Mesfushori Danilo Cataldi është lojtari me paraqitjen më të mirë te mysafirët, derisa Nicolo Fagioli ka marrë notën më të ulët të vendasit dhe në përgjithësi në këtë sfidë.

Në vijim, SofaScore sjell vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Juventus 1-0 Lazio. /Telegrafi/