Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Juventus 1-0 Inter: Cancelo e Mandzukic shkëlqejnë, dështojnë Miranda e Icardi

TURIN, ITALY - DECEMBER 07: Mario Mandzukic of Juventus celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale at Allianz Stadium on December 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Juventusi ka arritur të shënojë fitore në ‘Derbin e Italisë’ kundër Interit me rezultat 1-0.

‘Zonja e Vjetër’ arriti të triumfojë me një gol të shënuar nga Mario Mandzukic.

Por kroati nuk është lojtari më i mirë i ndeshjes pasi është notua me 7.8, më pak se asistuesi Joao Cancelo (8.1).

Mario Mandzukic . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Me notë të madhe është vlerësuar edhe Giorgio Chiellini me 7.8 dhe Matiuidi me 7.1.

Tek Interi më të vlerësuarit ishin Vrsaljko (7.1), Handanovic (7.1) dhe Brozovic me 7.0.

Mauro Icardi i pavërejtur sonte . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Lojtarët më të dobët në fushë ishin Miranda me 5.7 dhe Mauro Icardi me 6.2.

Me këtë fitore Juventusi vazhdon të mbetet pa humbje me vetëm një barazim këtë sezon dhe 43 pikë në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version