Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Genoa, shkëlqejnë Mandzukic dhe Costa

Mario Mandzukic në aksion. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Juventusi ka arritur një fitore shumë të vështirë ndaj Genoas duke e mposhtur këtë të fundit 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Douglas Costa që qëlloi portën në pjesën e parë.

Braziliani është ndër më të votuarit, pasi ka marrë vlerësimin 8.1. Njëjtë është vlerësuar edhe Mario Mandzukic.

Te Juve paraqitje të mirë kishin edhe Giorgio Chiellini (7.7) dhe Miraljem Pajnic (7.3).

Lexo po ashtu Juventusi vazhdon me fitore, Costa shënon golin e vetëm (Video)

Te mysafirët më të mirët ishin Izzo (6.8) dhe Perin (6.7).

Lojtari me notën më të vogël në këtë përballje ishte Laxalt (5.7).

Juventusi pas kësaj fitoreje është në vendin e dytë me 53 pikë, një më pak se Napoli. /Telegrafi/