Telegrafi

Notat e lojtarëve: Juventus 0-1 Milan

Milani ka fituar 1-0 ndaj Juventusit në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Olivier Giroud që u asistua prej Davide Calabrias.

Milani ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.02, ndërsa Juventusi u vlerësua me 6.76.

Lexo po ashtu Milani siguron vendin në Ligën e Kampionëve me fitoren në derbin ndaj Juventusit

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Fikayo Tomori, që bëri disa ndërhyrje vendimtare, ndërsa u notua me 7.7.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Federico Gatti, që u vlerësua me 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave sipas Sofascore:

/Telegrafi/