Kosova ka barazuar 1-1 në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Dardanët e kanë nisur pozitivisht aventurën kualifikuese pasi ishin afër të merrnin fitoren në ‘Bloomfield Stadium’ të Tel-Aviv.
Kosova kaloi në epërsi me autogolin e Eli Dasa, ndërsa izraelitët barazuan me golin e Dor Peretz në pjesën e dytë.
Lojtari më i mirë te Kosova ishte Milot Rashica i vlerësuar me notën 7.2 nga SofaScore.
Paraqitje të mirë kishin edhe Mirlind Kryeziu (7.1), Bersant Celina (7.1), Amir Rrahmani (7.0) dhe Leart Paqarada (7.0).
Më i dobëti në fushë ishte Ibrahim Dresevic me notën 6.1.
Sa i përket izaelitëve më i miri në fushë ishte Dor Peretz me notën 7.5.
/Telegrafi/