Islanda dhe Shqipëria i kanë ndarë pikët në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi, ndërsa vendasit e barazuan rezultatin në fraksionin e dytë.
Duke qenë rezultati i barabartë, edhe notat mesatare të dy përfaqësueseve janë identike.
Golashënuesi Taulant Seferi ka marrë vlerësimin më të lartë te Shqipëria, i ndjekur nga portieri Etrit Berisha dhe qendërmbrojtësi Marash Kumbulla.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Islanda 1-1 Shqipëria. /Telegrafi/