Telegrafi

Notat e lojtarëve, Inter 5-1 Milan: Mkhitaryan i jashtëzakonshëm, Hernandez dështim

Interi ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat të thellë 5-1 në “Derby della Madonina” në kuadër të javës së katër të Serie A.

Henrikh Mkhitaryan shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Marcus Thuram, Hakan Calhangolu dhe Davide Frattesi për Interin. Në anën tjetër Rafael Leao shënoi për Milanin.

Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte Mkhitaryan u vlerësua me notën 9.3.

Di Marco (7.8), Thuram (7.5) dhe Lautaro Martinez (7.2) po ashtu kishin paraqitje të mirë te zikaltërit.

Theo Hernandez me notën 5.7 ishte më i dobëti në fushë së bashku me Mike Maignan me notën 6.2.

Notat e lojtarëve të Interit dhe Milanit

/Telegrafi/