Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 2-1 Empoli, Dragowski merr notën më të lartë

Inter v Parma (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Interi e ka mposhtur Empolin (2-1) në xhiron e fundit në Serie A për sezonin 2018/2019, për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Keita Balde dhe Radja Nainggolan shënuan golat për Nerazzurrët, për ta fituar ndeshjen dramatike në San Siro në minutat e fundit.

Interi ishte skuadër me e mirë për një nuancë, duke marrë notën e përgjithshme 7, ndërsa Empoli mori vlerësimin 6.74.

Lojtari më i mirë i ndeshjes, sipas WhoScored, ishte portieri i Empolit, Bartlomiej Dragowski, që mori notën 8.7.

Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë përballje ishte mesfushori Afriyie Acquah, pasi mori vlerësimin 6.0.

Lexo po ashtu Interi mposht Empolin dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Interit (Foto:WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Empolit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/