Interi e ka mposhtur Empolin (2-1) në xhiron e fundit në Serie A për sezonin 2018/2019, për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Keita Balde dhe Radja Nainggolan shënuan golat për Nerazzurrët, për ta fituar ndeshjen dramatike në San Siro në minutat e fundit.
Interi ishte skuadër me e mirë për një nuancë, duke marrë notën e përgjithshme 7, ndërsa Empoli mori vlerësimin 6.74.
Lojtari më i mirë i ndeshjes, sipas WhoScored, ishte portieri i Empolit, Bartlomiej Dragowski, që mori notën 8.7.
Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë përballje ishte mesfushori Afriyie Acquah, pasi mori vlerësimin 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/