Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Inter 1-2 Juventus: Ronaldo ‘mbret’ i mbrëmjes

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Interit në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 2-1.

Lautaro Martinez në minutën e nëntë shënoi për Interin, ndërsa po në pjesën e parë Juventusi shënoi dy herë me Cristiano Ronaldon.

Portugezi ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.3.

Matthis de Ligt (7.7) dhe Merih Demiral (7.5), ishin po ashtu ndër më të mirët te Juventusi.

Në anën tjetër te Interi më i miri ishte Nico Berlla me 7.5.

Lojtari më i dobët i takimit ishte Alessandro Bastoni me 6.1, pas një gabimi të rëndë në mbrojtje.

Notat e lojtarëve të Interit dhe Juventusit

/Telegrafi/

Exit mobile version