Interi ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Napolit në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit italian.
Që të dy golat e shënuar në këtë takim erdhën në pjesën e parë të takimit.
Fillimisht ishin mysafirët ata që kaluan në avantazh pas golit të Scot McTominay i cili duke shfrytëzuar një pasim të Amir Rrahmanit shënoi për 1-0.
Për vendasit rrjetën e gjeti mesfushori turk Hakan Calhangolu i cili realizoi një super gol për të barazuar rezultatin në 1-1.
Termina in parità 🏟️
Powered by @VolvoCarIT#ForzaInter #InterNapoli pic.twitter.com/mAO0dSeofu
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 10, 2024
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Nicolo Barella i cili u vlerësua me notën 7.7 për paraqitjen e tij.
Ndeshje të mirë tek Interi patën gjithashtu edhe Alessandro Bastoni (7.5), Francesco Acerbi (7.3) dhe Benjamin Pavard (7.2).
Tek Napoli lojtari më i vlerësuar ishte Khvicha Kvaratskhelia me notën 7.5, teksa edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pati një ndeshje të mirë duke u vlerësuar me notën 7.1./Telegrafi/
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: