Telegrafi

Notat e lojtarëve, Inter 1-0 Juventus: Benjamin Pavard më i miri në fushë

Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 23-të të Serie A.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënuan nga Federico Gatti në portën e tij, që doli të jetë vendimtar për derbin e madh italian.

Lojtari më i vlerësuar në fushë ishte Benjamin Pavard i Interit që u vlerësua me notën 8.2.

Pas tij te zikaltërit u vlerësuan lartë Hakan Calhanoglu (7.8) dhe Federico Dimarco (7.7).

Lojtari më i dobët në fushë ishte Gatti që u vlerësua me notën 6.4.

Notat e lojtarëve të Interit dhe Juventusit

/Telegrafi/