Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Barcelona, veçohet paraqitja e Calhanoglu

(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka marrë fitore shumë të rëndësishme përballë Barcelonës në Giuseppe Meazza, e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët rrëmbyen tri pikë të mëdha në sfidën e rëndësishme në kuadër të Grupit C – që njihet si ‘grupi i vdekjes’ këtë sezon.

Me gjithë fitoren e vendasve, notat mesatare të të dyja skuadrave janë shumë të përafërta.

(Foto: Twitter/Inter)

Golashënuesi i vetëm në ndeshje, Hakan Calhanoglu, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë sfidë, derisa nota më e ulët ka shkuar për portierin e Blaugranëve, Marc-Andre ter Stegen.

Derisa paraqitje jo për t’u lavdëruar kanë pasur edhe dy sulmuesit zikaltër, Joaquin Correa dhe Lautaro Martinez.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Inter 1-0 Barcelona. /Telegrafi/