Telegrafi

Notat e lojtarëve, Inter 1-0 Atletico Madrid: Barella dhe Lautaro më të mirët

Inter ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte ‘e varfër’ sa i përket rasteve të shënimit, mirëpo e njëjta nuk ndodhi në të dytën, teksa Interi shfaqi forcën e vet duke shënuar eventualisht gol pas një sërë rastesh.

Marko Arnautovic me golin e shënuar në minutën e 79-të, i dha fitoren minimale Interit në ndeshjen e parë.

Lojtari më i vlerësuar tek Interi në këtë ndeshje sipas SofaScore ishte Nicolo Barella që mori notën 7.9.

Lexo po ashtu Interi dominues merr fitoren minimale përballë Atletico Madridit në ndeshjen e parë

Ndeshje të mirë zhvilluan edhe Lautaro Martinez që mori notën 7.7 dhe Alessandro Bastoni që u vlerësua me 7.4.

Në anën tjetër tek Atletico Madridi, lojtarët më të vlerësuar ishin Jan Oblak dhe Rodrigo De Paul që morën notën 7.4, ndërsa paraqitje solide pati edhe Alex Ëitsel që mori një 7.3.

Dështimi i kësaj ndeshje doli të jetë Alvaro Morata i cili për 36 minuta lojë nuk la ndonjë shenjë dhe u vlerësua me 6.2.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

/Telegrafi/