Telegrafi

Notat e lojtarëve: Granada 2-0 Barcelona, vlerësim i ulët për katalunasit

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Granada e ka nënshtruar Barcelonën në ndeshjen e javës së pestë në kampionatin spanjoll.

Vendasit patën paraqitje më të mirë, prandaj nota mesatare e tyre (6.92) është më e mirë se ajo e katalunasve (6.10).

Lojtar i ndeshjes është shpallur Yangel Herrera (7.6), i cili ka notë të barabartë me golashënuesin Ramon Azeez (7.6).

Lexo po ashtu Granada nënshtron Barcën dhe është lider i La Ligas

Lojtarët e Barcës në përgjithësi kanë nota të ulëta, ndërsa vlerësimin më të ulët e ka marrë Junior Firpo (5.5).

Lionel Messi u inkuadrua në pjesën e dytë, mirëpo ka vlerësimin më të lartë te ekipi i tij (7.0).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Granadas (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/