Telegrafi

Notat e lojtarëve: Fiorentina 0-1 Milan, Calhanouglu më i miri

Hakan Calhanouglu(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Milani e ka mposhtur Fiorentinën në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Rossonerët fituan në udhëtim te Viola me rezultat minimal, 0-1, për t’i mbajtur shpresat gjallë për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Milani fiton ndaj Fiorentinas, mban shpresat gjallë për Ligën e Kampionëve

Milan ishte për një nuancë skuadër më e mirë se Fiorentina, duke marrë notën e përgjithshme, 7.2, ndërsa vendasit kishin vlerësimin, 6.35.

Mesfushori i Rossonerëve, Hakan Çalhanouglu, ishte golashënuesi i vetëm në ndeshje, ndërsa mori notën më të lartë, 8.0.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Fiorentinas, Vincente Laurini, ishte lojtari me paraqitjen më të dobët në fushë, derisa mori vlerësimin, 5.9.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Fiorentinas (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/