Belgjika ishte komode në triumfin e radhës në ‘Euro 2020’, ku e mposhti Finlandën me rezultat 2-0.
Ishte gjithçka e paqartë në Grupin B deri në fund të të dyja sfidave të treta, kur edhe u vendos se Belgjika dhe Danimarka siguruan 1/8 e finales.
Nuk ka dyshim që mesfushori kreativ, Kevin De Bruyne, ka bërë paraqitjen më të mirë në këtë takim.
Me gjithë autogolin e shënuar, portieri Lukas Hradecky ka marrë vlerësimin më të lartë te Finlanda duke penguar golat tjera.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin ndërmjet Finlandës dhe Belgjikës. /Telegrafi/