Milani ka arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e parë të fazës grupore të Europa League kundër F91 Dudelange.
Mysafirët bënë paraqitje lehtësisht më të mirë (6.81) se vendasit (6.48) në këtë sfidë.
Samu Castillejo është vlerësuar me notën më të lartë (7.7) te Rossonerët dhe në përgjithësi në këtë sfidë.
Pas tij, notën më të mirë e ka marrë golashënuesi i vetëm, Gonzalo Higuain (7.4).
Portieri vendas, Joe Frising, është vlerësuar për intervenimet e tij (7.4), ashtu që përfshihet në gurin e lojtarëve me nota më të larta.
Stelvio Rosa da Cruz është lojtari që ka marrë notën më të ulët (6.0) në këtë takim.
Vlerësimi i plotë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/