Telegrafi

Notat e lojtarëve: Everton 2-0 Chelsea, përkundër golave të pranuar – Kepa merr vlerësim të lartë

Kepa Arrizabalaga në ndeshjen kundër Evertonit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Evertoni ka regjistruar fitore komode kundër Chelseat në Goodison Park, në kuadër të Ligës Premier.

Duke qenë se vendasit ishin skuadra fituese, atëherë edhe nota mesatare e tyre (7.02) është më e lartë në raport me atë të mysafirëve (6.66).

Lexo po ashtu Chelsea pëson nga Evertoni, mbetet prapa në garën për top-katërshe

Edhe pse i pranoi dy gola, portieri i Bluve, Kepa Arrizabalaga, ka marrë notën më të lartë në këtë takim (7.9). Theksojmë se ai e mbrojti penalltinë e Gylfi Sigurdsson, por ai shënoi nga topi i kthyer.

Nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për qendërmbrojtësin David Luiz (5.9), derisa të gjithë lojtarët e Evertonit, pos Bernard (6.5) e Andre Gomez (6.7), kanë nota të mira.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Evetonit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/