Evertoni ka regjistruar fitore komode kundër Chelseat në Goodison Park, në kuadër të Ligës Premier.
Duke qenë se vendasit ishin skuadra fituese, atëherë edhe nota mesatare e tyre (7.02) është më e lartë në raport me atë të mysafirëve (6.66).
Edhe pse i pranoi dy gola, portieri i Bluve, Kepa Arrizabalaga, ka marrë notën më të lartë në këtë takim (7.9). Theksojmë se ai e mbrojti penalltinë e Gylfi Sigurdsson, por ai shënoi nga topi i kthyer.
Nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për qendërmbrojtësin David Luiz (5.9), derisa të gjithë lojtarët e Evertonit, pos Bernard (6.5) e Andre Gomez (6.7), kanë nota të mira.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/