Telegrafi

Notat e lojtarëve: Everton 0-0 Liverpool, Holgate më i dalluari

Everton - Liverpool (Foto: Jon Super/Pool via Getty Images/Guliver)

Evertoni dhe Liverpooli kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Edhe pse rastet nuk munguan në Goodison Park, të dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke u kënaqur me nga një pikë.

Evertoni ishte për një nuancë më i mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.79, ndërsa Liverpooli u vlerësua me 6.67.

Lexo po ashtu Evertoni ndal Liverpoolin në 'Goodison Park' - Ancelotti ishte i suksesshëm me taktikat e tij ndaj Jurgen Kloppit

Lojtari më i mirë në këtë përballje ishte mbrojtësi i Evertonit, Mason Holgate që u notua me 7.7.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte anëtari i The Reds, Takumi Minamino me vlerësimin 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

 

 

/Telegrafi/