Evertoni dhe Liverpooli kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Edhe pse rastet nuk munguan në Goodison Park, të dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke u kënaqur me nga një pikë.
Evertoni ishte për një nuancë më i mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.79, ndërsa Liverpooli u vlerësua me 6.67.
Lojtari më i mirë në këtë përballje ishte mbrojtësi i Evertonit, Mason Holgate që u notua me 7.7.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte anëtari i The Reds, Takumi Minamino me vlerësimin 6.2.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/