Telegrafi

Notat e lojtarëve, CSKA 1–0 Real Madrid: Benzema e Modric të dështuarit e ndeshjes

Real Madridi ka pësuar humbje nga CSKA Moska me rezultat 1-0 në xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar kroati Nikola Vlasic në minutën e dytë të takimit.

Vlasic është edhe lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.2.

Te Real Madridi ishte një natë e keqe, ku lojtarët kryesor nuk ishin në element.

Pushimi i Sergio Ramosit nuk i doli mirë Lopetegiut.

Vlerësimin më të dobët nga lojtarët e Real Madridit e ka marr Karim Benzema me 6.1, i përcjell nga Luka Modric me 6.2.

Vlerësim të dobët ka marr edhe portieri i CSKA, Akinfeev, por vetëm pse është ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes.  /Telegrafi/