Real Madridi ka pësuar humbje nga CSKA Moska me rezultat 1-0 në xhiron e dytë të fazës së grupeve.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar kroati Nikola Vlasic në minutën e dytë të takimit.
Vlasic është edhe lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.2.
Te Real Madridi ishte një natë e keqe, ku lojtarët kryesor nuk ishin në element.
Pushimi i Sergio Ramosit nuk i doli mirë Lopetegiut.
Vlerësimin më të dobët nga lojtarët e Real Madridit e ka marr Karim Benzema me 6.1, i përcjell nga Luka Modric me 6.2.
Vlerësim të dobët ka marr edhe portieri i CSKA, Akinfeev, por vetëm pse është ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes. /Telegrafi/