Baseli ka arkëtuar pikë të plota kundër CSKA Moskës në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Triumfi i skuadrës zvicerane erdhi falë paraqitjes fantastike të mesfushorit shqiptar, Taulant Xhaka.
26-vjeçari e shënoi golin e parë dhe asistoi në golin e dytë, ashtu që është vlerësuar me notën më të lartë në këtë takim (8.6).
Albian Ajeti që po ashtu luajti nga minuta e parë ka marrë notën 6.1, prandaj edhe u zëvendësua në minutën e 61-të.
Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve:
/Telegrafi/