Telegrafi

Notat e lojtarëve: Crotone 1-1 Juventus, Costa dhe Sandro më të mirët në fushë

(Foto: Getty Images)

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazimi në udhëtimin e xhiros së 33-të në Serie A, kundër Crotones.

Në përgjithësi, paraqitja e skuadrës mysafire ishte më e mirë (6.91), në raport me notën mesatare të ekipit vendas (6.53).

Lojtari që shënoi golin e barazimit për vendasit, Simy (7.5) është vlerësuar me notën më të lartë te ekipi nikoqir. Nota më e ulët te vendasit ka shkuar për anësorin Marcus Rohden (5.8).

Lexo po ashtu Crotone e ndal Juventusin

Asistuesi Douglas Costa (8.3) dhe Alex Sandro (8.2) janë vlerësuar me notat më të larta te Zonja e Vjetër.

Ndërkaq, portieri Wojciech Szczesny (6.5) dhe mesfushorët Stefano Sturaro e Claudio Marchisio (6.6) – janë vlerësuar me notat më të ulëta te Bianconerët.

Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Crotones (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/