Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazimi në udhëtimin e xhiros së 33-të në Serie A, kundër Crotones.
Në përgjithësi, paraqitja e skuadrës mysafire ishte më e mirë (6.91), në raport me notën mesatare të ekipit vendas (6.53).
Lojtari që shënoi golin e barazimit për vendasit, Simy (7.5) është vlerësuar me notën më të lartë te ekipi nikoqir. Nota më e ulët te vendasit ka shkuar për anësorin Marcus Rohden (5.8).
Asistuesi Douglas Costa (8.3) dhe Alex Sandro (8.2) janë vlerësuar me notat më të larta te Zonja e Vjetër.
Ndërkaq, portieri Wojciech Szczesny (6.5) dhe mesfushorët Stefano Sturaro e Claudio Marchisio (6.6) – janë vlerësuar me notat më të ulëta te Bianconerët.
Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/