Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Wolves në kuadër të xhiros së dhjetë në Ligën Premier.
Kai Havertz, Christian Pulisic dhe Armando Broja i shënuan golat për Chelsean në këtë fitore.
Sulmuesi shqiptar arriti të shënojë në minutën e 90-të, pas një solo aksioni, ku dribloi bukur në zonë, gjuajti dhe shënoi për 3-0. Ai edhe pse luajti pak mbi 20 minuta, u vlerësua me notën 7.2.
One of our own! 💙#CheWol pic.twitter.com/4vFipCGFc8
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 8, 2022
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Mason Mount, i cili kishte notën 8.5.
Conor Gallagher (7.9) dhe Kalidou Koulibaly (7.8), po ashtu u vlerësuan lartë.
Lojtari më i dobët në fushë ishte Daniel Podence i Ujqërve me notën 5.9.
Notat e lojtarëve të Chelsea dhe Wolves
/Telegrafi/