Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 2-2 Sheffield, shkëlqen Tammy Abraham

Tammy Abraham (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Chelsea dhe Sheffield United i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Golat për The Blues i shënoi Tammy Abraham (19’ dhe 43’), ndërsa për mysafirët i realizuan Callum Robinson (46’) dhe auto-goli i Kurt Zoumas (90’).

Chelsea ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë votën e përgjithshme, 6.65, ndërsa Sheffieldi mori vlerësimi, 6.56.

Chelsea vs Sheffield United (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi i skuadrës londineze, Abraham, që mori notën 8.4, pas dy golave të shënuara.

Lexo po ashtu Sheffieldi në minutat e fundit të ndeshjes e ndal Chelsean për t'i marrë një pikë

Nga ana tjetër, lojtari që dështoi ta tregonte vetën në këtë takim ishte mbrojtësi i mysafirëve, John Egan, që mori vlerësimin 5.5.

Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Sheffieldit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/