Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 1-1 Wolverhampton, Hazard lojtar i ndeshjes

Willian dhe lojtari i ndeshjes, Eden Hazard (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka luajtur baras kundër Wolverhampton Wanderers, në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge.

Skuadra mysafire është vlerësuar me notë mesatare më të lartë (6.94), duke qenë se e pati epërsinë deri në minutat shtesë kur shënuan vendasit (6.65 ).

Eden Hazard, njeriu që i shpëtoi Blutë nga humbja me një gol të bukur në minutat shtesë, është shpallur lojtari më i mirë në këtë ndeshje (8.2).

Momenti i golit të Eden Hazard (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ndërsa portieri nikoqir, Kepa Arrizabalaga, ka marrë notën më të ulët te Blutë (5.9), si dhe në përgjithësi në ndeshje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chelsea

Golashënuesi i Wolverhamptonit, Raul Jimenez, është vlerësuar me notë të lartë (7.8), si edhe partneri i tij në sulm, Diogo Jota (7.5).

Edhe pse pranoi gol në fund të ndeshjes, portieri mysafir, Rui Patricio, ka marrë notë të mirë (7.1), për shkak të intervenimeve të mëparshme gjatë ndeshjes.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Wolverhampton Wanderers (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/