Me tre gola të shënuar, Bayern Munichu e ka fituar ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në Stamford Bridge.
Padyshim që nota mesatare e skuadrës mysafire është shumë më e lartë (7.39) në krahasim me atë të ekipit vendas (6.28).
Me dy asistime dhe një gol, Robert Lewandowski (9.4) ka marrë notën më të lartë, ndërsa golashënuesi i dyfishtë, Serge Gnabry (9.1), është menjëherë pas tij.
Nota më e ulët ka shkuar për anësorin e Chelseat, Marcos Alonso (5.9), i cili u përjashtua edhe me karton të kuq.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/