Telegrafi

Notat e lojtarëve: Celta Vigo 2-0 Barcelona, zhgënjen Boateng

Kevin-Prince Boateng (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Celta Vigo e mposhti Barcelonën në një ndeshje të parëndësishme për katalunasit që luajtën me lojtarë rezervë.

Falë triumfit dhe paraqitjes, nota mesatare e vendasve (6.96) është më e lartë në krahasim me atë të mysafirëve (6.18).

Lexo po ashtu Celta vigo merr pikë të rëndësishme ndaj Barcelonës

Realizuesi i golit të parë, Maxi Gomez (7.7) është shpallur lojtari më i mirë në këtë ndeshje.

Kevin Prince-Boateng (5.9) dhe Carles Alena (5.9) i kanë marrë notat më të ulëta në këtë përballje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Celta Vigos (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/