Real Madridi e ka filluar sezonin 2019/20 në La Liga me fitore, pasi e ka mposhtur 1-3 në udhëtim Celta Vigon.
Golat për madrilenët i shënuan Karim Benzeman (12’), Toni Kroos (61’) dhe Lucas Vazquez (80’), ndërsa për vendasit golin e vetëm e realizoi Iker Losada (91’+1).
Los Blancos ishin skuadër më e mirë duke marrë notën e përgjithshme 7.09, derisa Celta Vigo u vlerësua me 6.37.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte sulmuesi i mbretërve, Karim Benzema, që mori notën 8.9.
Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët ishte sulmuesi i vendasëve, Gabriel Fernandez, që mori vlerësimin 5.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/